Shëndet Vakti kur nuk duhet të hani banane sipas dieotologëve

Vakti kur nuk duhet të hani banane sipas dieotologëve

Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni.

Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin.

Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojnë të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6.
Një banane përmban 450 mg kalçium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina.

Por cili është vakti që nuk duhet konsumuar ky frut sipas dietologëve.

Dietologët thonë se bananja nuk duhet të konsumohet në mëngjes, dhe kjo për shkak të përqindjes së sheqerit në masën 25%. Ky frut duket se të jep energji në momentin që e konsumon, por shkakton gjendje gjumi dhe këputje pak kohë më pas.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni bananen, por idealja është që ta shoqëroni me një ushqim tjetër. Nëse e përzieni me kos e fara të ndryshme, efekti i bananes do të jetë më i mirë.