Në Itali po shfaqet vala e dytë e COVID-19 dhe qeveria e Giuseppe Contes ka firmosur sot disa kufizime për qytetarët.
Në një konferencë për mediat kryeministri Conte është shprehur se rastet po rriten ndaj janë marrë disa masa shtrënguese.
Kryetarët e bashkive e komunave janë autorizuar që të mbyllin rrugë e sheshe që frekuentohen nga qytetarët natën. Po ashtu nuk do të lejohet lëvizja e banorëve jashtë zonave të tyre rezidenciale.
Sipas rregullave të reja, pas orës 21 të mbrëmjes, çdo ambient publik do të jetë i mbyllur, shkollat do të vijojë por do të ndryshojnë oraret e mësimit dhe distanca mes nxënësve.
Sportet e kontaktit amator do të qëndrojnë të pezulluara, palestrat dhe pishinat do të duhet të adoptojnë një protokoll të ri. Brenda kësaj jave, baret e restorantet do të mbyllen në mesnate dhe në tavolinë nuk mund të ulen më shumë se 6 persona.
“Nuk mund të humbim kohë dhe duhet të veprojmë duke vendosur të gjitha masat e nevojshme për të shmangur një bllokim tjetër të përgjithshëm”, deklaroi Conte në një konferencë shtypi, duke detajuar kufizimet e reja.
“Por, strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë”, theksoi kryeministri Giuseppe Conte, duke shtuar se secili duhet të bëjë pjesën e tij.
“Vendi nuk mund të përballojë një mbyllje tjetër, e cila do të rrezikonte rëndë të gjithë ekonominë. Ne bëjmë 160 000 tamponë në ditë, por nuk mund të tolerojmë oraret”, theksoi ai.
Masat e reja antiCOVID-19 do të jenë të vlefshme deri më 13 nëntor. Rregullat hyjnë sot në fuqi, më 19 tetor.