Kryesore Vala e dytë e Covid, Skënder Brataj tregon nëse do të kemi...

Vala e dytë e Covid, Skënder Brataj tregon nëse do të kemi një tjetër karantinë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, një prej njerëzve të Komitetit COVID, Dr. Skënder Brataj, përjashtoi sërish mundësinë e një karantimi total, siç në pranverë, paçka shtimit të rasteve.

“Është një proces dinamik që e ndjekim hap pas hapi. Të gjitha shkollat e kanë në dispozicion se si do të veprohet nëse ka të infektuar, por nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllet një klasë dhe jeta do të vijojë normalisht. Kjo do të thotë bashkëjetesë. Jeta do të vazhdojë. Gjendja është stabël nuk ka një rritje shumë të madhe. Nuk kemi pse flasim për shtrëngim masash.

Dy-tre javë do të presim që të shohim rezultatin e fillimit të shkollës, se brenda një jave nuk mund të ndryshohet. Po vijnë kushtet jo favorizuese e virusit. Virusi ka ndryshuar sjelljen e tij, ka edhe problemin e virulencës ose mospërqëndrimin e tij.

Simptomatologjia ka ndryshuar shumë, pjesa më e madhe e kalojnë në gjendje të lehtë që tregojnë se nëse kanë 7 mln aktiv sot, 99% janë të formave të lehta”, tha Brataj për Report Tv.

Gjithsesi, as ai nuk e përjashtoi faktin se vjeshta do jetë e vështirë.

“Ardhja e gripit do e përkeqësoj pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë. Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi”, theksoi Brataj.