Bota Vala e dytë? Spanja regjistron rekord rastesh të reja

Vala e dytë? Spanja regjistron rekord rastesh të reja

Autoritetet spanjolle të Shëndetësisë bënë me dije se në 24 orët e fundit 1772 persona të rinj rezultuan të prekur nga koronavirusi, shifër kjo më e larta në vend që pas përfundimit të masave shtrënguese.

Në numrin e rasteve ditore nuk janë raportuar shifrat e dy rajoneve të cilat nuk kanë dhënë ende statistikat e tyre.

Ky është një lajm jo i mirë, pas atij të autoriteteve zvicerane, të cilët janë vendi i radhës në Europë që vendosin masa karantine ndaj udhëtarëve nga Spanja.

Spanja ishte një ndër vendet me masat më të forta shtrënguese, por me heqjen e tyre nga muaji qershor po shënon dhe rritjen më të madhe të rasteve të të infektuarve.