Kryesore Vala “Omicron”, rriten rastet me Covid në Shqipëri, mes viktimave një 33-vjeçar

Vala “Omicron”, rriten rastet me Covid në Shqipëri, mes viktimave një 33-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar 801 persona me Covid 19 dhe kanë humbur jetën dy të tjerë. Në krahasim me ditët e kaluara ka një rritje të rasteve të reja, por edhe rritje të testimeve.

Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ata që nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 janë një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Rastet e reja – Në 24 orët e fundit janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë.

Rastet e reja në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore         801

Të shëruar në 24 orë       351

Të shtruar në spitale       113

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002

Raste pozitive                 212,021

Raste të shëruara           201,748

Raste Aktive                        7,049

Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326

Fier                 711

Durrës             645

Shkodër          451

Elbasan           441

Vlorë                433

Berat               284

Gjirokastër     225

Lezhë              213

Korçë               143

Dibër                106

Kukës                71