Politika Valbona Selimllari bashkohet me PS: Unë jam me punëmbaruarit

Valbona Selimllari bashkohet me PS: Unë jam me punëmbaruarit

Një tjetër personazh publik nga bota e show bizz-it shqiptar i është bashkuar Partisë Socialiste.

Valbona Selimllari, ish-missi shqiptar u prezantua nga Veliaj në një takim në Zall Bastar ditën e djeshme. Në fjalën e saj ajo tha se është bashkuar me Partisë Socialiste pasi e sheh si forcë që mbaron punë.

“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”, tha Selimllari që prej disa kohësh punon në Bashkinë e Tiranës.