Sport Valencia nderon tifozin e verbër, shkonte në “Mestalla” për çdo ndeshje

Valencia nderon tifozin e verbër, shkonte në “Mestalla” për çdo ndeshje

Tifozi spanjoll Vicente Navarro Aparicio kishte një dashuri të veçantë, shpirtërore për klubin e tij të zemrës, Valencian dhe fakti i mëposhtëm e konfirmon këtë.

Që prej vitit 1950, Vicente kishte mbetur i verbër, por kjo nuk e kishte penguar që të bëjë çdo vit rinovimin në stadiumin “Mestalla”, në radhën 15, vendin 160, duke qenë në çoi ndeshje mes tifozëve të tjerë, në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Ndonëse nuk mund të shikonte ndeshjen, Vicente ishte gjithmonë prezent, për të shprehur dashurinë ndaj skuadrës dhe për të shijuar ndjesinë që stadiumi “Mestalla” i dhuronte.

Megjithatë Vicente nuk jeton më prej dy vitesh, ndërsa klubi i Valencias ka vendosur ta nderojë, duke vënë një statujë të tij, në vendin ku ai ulej gjithmonë, në shkallët e stadiumit “Mestalla”.