Bota Varianti Delta: Greqia urdhëron vaksinimin e detyrueshëm për mjekët dhe mësuesit

Varianti Delta: Greqia urdhëron vaksinimin e detyrueshëm për mjekët dhe mësuesit

Pas rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19 për shkak të variantit Delta, Greqia fqinje ka urdhëruar vaksinimin e detyrueshëm të grupeve të caktuara të popullsisë. Sipas qeverisë greke, vaksinimi është arma e vetme në “luftën” me valën e katër të pandemisë.

Qëllimi i vaksinimit së detyrueshme, është nga njëra anë të mbrojë grupet e popullatës që bien në kontakt të drejtpërdrejtë me grupe specifike profesionale, dhe nga ana tjetër t’i bëjë këta profesionistë një shembull për qytetarët që ngurojnë të imunizohen.

Mutacioni Delta, i cili pritet të mbizotërojë në vendin fqinj pas disa javësh, ka rezultuar në shpërthimin e diskutimeve edhe për vaksinimin e menjëhershëm të detyrueshëm.

Të gjithë punonjësit në azilet e moshuarve do të jenë të detyruar të vaksinohen deri në vjeshtë, sipas mediave greke. Në këto shtëpi kujdesi ka grupe të pambrojtura dhe të rrezikuara nga mutacioni Delta.

Sigurisht, ndër të parët në listën e Greqisë është personeli mjekësor, për të cilin vaksinimi i detyrueshëm mund të zbatohet në verë, pasi tashmë ka një rritje të rasteve. Ekspertëve grekë që pas disa  javësh rastet ditore të arrijnë në 2,000 të infektuar.

Ata parashikojnë që vala e katërt të ushtrojë më shumë se kurrë presion mbi sistemin shëndetësor dhe duhet t’i gjejë të gjithë mjekët të vaksinuar dhe veçanërisht infermierët, ku shkallët e vaksinimit janë më të ulta.

Punonjësit në shtëpitë e të moshuarve dhe mjekët nuk janë të vetmit që janë lart në listën e qeverisë greke për vaksinimin e detyrueshëm.

Mediat greke shkruajnë se urdhërimi i mësuesve për t’u vaksinuar po diskutohet seriozisht nga qeveria për të siguruar funksionimin e qetë të shkollave në shtator, pa karantinë dhe pa mësim online.

Hapi i parë ishte vaksinimi i adoleshentëve, të cilët do të jenë në gjendje të rezervojnë takimin e tyre nga java tjetër. Sidoqoftë, moshat e reja janë akoma të ekspozuara ndaj virusit, posaçërisht mutacionit Delta, duke e bërë hapjen e shkollave më të rrezikshme se shtatorin e kaluar.

Planet që po diskutohet nga qeveria greke është që vaksinimi i detyrueshëm të fillojë në gusht, në mënyrë që të gjithë mësuesit të vaksinohen para fillimit të vitit të ri shkollor.

Meqenëse vaksinimi i detyrueshëm mund të mos zbatohet për të gjithë popullsinë, pasi lindin shumë çështje kushtetuese, qeveria po fokusohet tek specifike profesionale.

Sipas një analize të bërë nga George Sotirelis, Profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Athinës dhe përfaqësues i Parlamentit Grek, detyrimi i vaksinimit për kategori specifike të njerëzve të cilët janë vazhdimisht në kontakt me grupe të cenueshme, si mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, por edhe mësuesit nuk është antikushtetues.