Kryesore Varianti Delta, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në 24 orët...

Varianti Delta, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit me koronavirus. Kështu, nga 4 471 testime janë konfirmuar me COVID-19, 65 qytetarë (25 të infektuar ishin një ditë më parë).

Rritja e rasteve të reja ditët e fundit vjen si rrjedhojë e përhapjes së variantit “Delta”, varianti me infektueshmërinë më të lartë.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier, Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.