Kulturë Vasco Rossi ose Ligabue do të këndojnë me 3 Musketjerët, Redon Makashi...

Vasco Rossi ose Ligabue do të këndojnë me 3 Musketjerët, Redon Makashi realizon ëndrrën

Pas dy koncertesh të suksesshme nw Athinë e Selanik, kantautori Redon Makashi zbuloi se ku do t’i shikojmë shumë shpejt “3 Musketjerët”. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Makashi lajmëroi koncertin e rradhës, që do të realizohet në amfiteatrin e Veronës.

Për më tepër, kantautori i hitit “Më lwr të fle” zbulon se do të performojë krah emrave të njohur të muzikës italiane, si grupi Ligabue ose këngëtari Vasco Rossi.

“…është një koncert i përbashkët, është ideja që mund të jetë o Ligabue, ose Vasco Rossi… ai person që po merret me këtë, është duke u marrë me këta dy emra…” u shpreh Makashi.

Për Redonin ky koncert është një ëndërr shumëvjeçare, jo vetëm për të, por dhe për shumë artistë shqiptar: “Këto janë historike dhe për ne, sepse shkelim në fusha të cilat i kemi pasur ëndrra. Ne i shohim ata këngëtarë ose ato ambiente, i kemi parë që të vegjël… e ke parasysh kur ëndërron ‘ah sikur…’? dhe erdhi momenti…”

Përsa i përket jetës personale, kantautori është treguar i rezervuar, por ka zbuluar se një pjesë e teksteve të dashurisë që ai krijon, vijnë si rrjedhojë e përjetimeve të tij personale. I pyetur nga moderatorja Evi Reçi se si ndihet emocionalisht, përtej artit, ai është  shprehur se tashmë është i lumtur.