Sport Vasil Ruci: Iku koha që t’i bëjmë fresk të parit…

Vasil Ruci: Iku koha që t’i bëjmë fresk të parit…

72
0
Shpërndaje

Legjenda e Flamurtarit dhe përfaqësueses shqiptare, Vasil Ruci, është i mendimit se tani ka ardhur koha që të bëhen bilancet e punës disavjeçare të Armand Dukës në kreun e FSHF-së. Por sipas tij, ky bilanc duhet bërë duke parë ecurinë e kampionatit dhe problemet e përditshme të tij dhe jo Kombëtaren e cila është “episodike”.

“Bilanci më i mirë për t’u bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit. Problemet janë të shumta dhe patjetër që duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati. Në radhë të parë duam kampionatin tonë pastaj të tjerat vijnë”, – tha ai për “Report TV”.

Ruci vlerëson kandidaturën e Bashkim Finos, me bindje se ai do të bëjë punën, ndërsa nuk kursen ironinë ndaj lidershipit aktual në FSHF. “Në momentin që do ta udhëheqë këtë federatë nuk do ta udhëheqë i vetëm, do ta udhëheqë me të tjerët. Pra, është kjo kryesi që do të marrë vendimet kryesore për vazhdimësinë e kampionatit për rregullimin e kampionatit.

Besoj nëse do të jetë kështu do të jetë një kandidaturë e saktë dhe e mundshme. Ka ikur koha që t’i bëjmë fresk një të pari. Fresk duhet t’i bëjmë atij që bën punën dhe ai që bën punën që ka filozofinë për ta bërë këtë punë që spektatori të rikthehet në stadium. Gara duhet të ketë ligje dhe rregulla”, – deklaroi Ruci.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in