Kryesore Vasili i përgjigjet Bashës me shantazh: Je mosmirënjohës ndaj Metës, unë di...

Vasili i përgjigjet Bashës me shantazh: Je mosmirënjohës ndaj Metës, unë di shumë të vërteta

Kryetari i LSI Petrit Vasili i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit sot nga Kruja.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se Basha është treguar mosmirënjohës ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës, ndërsa edhe e shantazhon duke thënë se di shumë të vërteta.

Statusi në Facebook i kryetarit të LSI Petrit Vasili:

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty.