Politika Vasilika Hysi largohet nga politika

Vasilika Hysi largohet nga politika

Në aktivitetin “Drejtësia që duam”, Vasilika Hysi njoftoi largimin e saj nga politika, pas 12 vitesh.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi largimin e nënkryetares së Kuvendit, me fjalët: “Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për ç’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”.

Vetë Hysi u shpreh krenare që kishte qenë pjesë e PS dhe që kishte kontribuuar në Reformën në Drejtësi.