Extra “Vazhdo të jesh ajo që je”, Yuri Kim ka një mesazh për...

“Vazhdo të jesh ajo që je”, Yuri Kim ka një mesazh për Dua Lipën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar disa fotografi me këngëtaren shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa.

Kryediplomatja i dha edhe një mesazh yllit të popit, duke i kërkuar të mbetet ajo që është.

“Sa kënaqësi të jesh pranë dikujt, talenti i pamasë i së cilës është i barabartë me ambicien e saj. @DUALIPA vazhdo të jesh ajo që je!”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se pasi u takua me kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Dua Lipa ka darkuar mbrëmjen e shkuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në Instagram, Dua Lipa shprehet e lumtur për mikpritjen që ka marrë në Shqipëri.