Aktualitet Vdekja e efektives/ Komandati letonez: Incident tragjik, kemi nisur hetimet

Vdekja e efektives/ Komandati letonez: Incident tragjik, kemi nisur hetimet

Në Letoni kanë reaguar zyrtarisht për vdekjen tragjike të nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj, fillimisht duke ndërprerë trajnimin që NATO kryente në bazën e Adazit, atje dhe ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën 32 vjeçares dhe plagosi dy ushtarë të tjerë shqiptarë.

Lidhur me incidentin, komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni kalinisns si dhe Sekretari i NATO-s deklaruan se ka nisur tashmë një hetim i plotë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

“Në orën 9.30, tre ushtarë shqiptarë u prekën nga shpërthimi i një mine. Vetëm pas një ore nga shpërthimi ushtarakja shqiptare humbi jetën” ka deklaruar fillimisht Komandati, Leonida Kalinins.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.

Ndërkohë dy ushtarakët e tjerë po mbahen në spitalin ushtarak Adaz. Sipas Kalinins trajnimi dhe misione në këtë bazë ushtarake janë ndërprë si pasjoë e incidentit tragjik.

Komandanti i NAF-it letoneze dhe kolonel kanadez, Josh Major në konferencën e mbajtur shprehën ngushëllimet më të thellë ndaj Shqipërisë dhe familjeve së viktimës dhe të plagosurve.

Por çfarë ndodhi sasktësisht? Kalninis nuk komenton n ëlidhje me këtë pyetje sepse ende nuk është e qartë nëse ishte një mine trajnimi apo një minë nga Lufta e Dytë botërore.

“Ka një trajnim intensiv në luftën e Adazit, ky ishte një nga 10 milion – një incident tragjik. Një hetim rigoroz do të nisi për momentin. Kam urdhëruar një inspektim të plotë në depon për të gjetur mina ende të paeksploruara, deri atëherë nuk do të ketë më trajnime ” ka deklaruar ndër të tjera Kalinins.

Kalnis ka theksuar më tutje se Letonia është e gashme që të transportojë trupin e 32 vjeçares në atdhe, teksa familjarët e viktimës do të kompesohen sipas ligjit shqiptar në fuqi.