Sport Vdekja e George Floyd, reagon ashpër legjenda Michael Jordan: T’i jepet fund...

Vdekja e George Floyd, reagon ashpër legjenda Michael Jordan: T’i jepet fund racizmit

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga policia amerikane përpara disa ditësh në shtetin e Minneapolis ka ngjallur protesta të dhunshme në Shtetet e Bashkuara. Për këtë rast nuk ka nguruar të shprehë indinjatën e tij edhe legjenda e basketbollit amerikan Michael Jordan i cili ka akuzuar policinë e shtetit për akt vandal dhe të tmerrshëm. George Floyd vdiq para disa ditësh pasi në momentin që u ndalua nga policia e Minneapolis, u asfiksua nga një oficer i cili i bllokoi frymëmarrjen për 9 minuta.

Në “Twitter”, ish-kampioni i basketbollit shkruan se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll. Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë. Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin. Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë. Zemra ime është bashkë me familjen e George Floyd dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Chicago Bulls.

Shumë sportistë janë solidarizuar me vdekjen e George Floyd.