Kosova Vdekjet nga COVID: Kosova me bilancin më të rëndë në botë nga...

Vdekjet nga COVID: Kosova me bilancin më të rëndë në botë nga prirja e javës së fundit

8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet shëndetësore atje, shifër që e çon në 373 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë realizuar 491 testime dhe janë konfirmuar 193 raste të reja. Në total, 10988 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 3999 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 205 pacientë të shëruar, 42 më shumë se një ditë më parë, shifër që e çon në 6616 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë Covid-19.

Kosova me bilancin më të rëndë në botë nga prirja e javës së fundit

Shkencëtari dhe kardiologu amerikan, Eric Topol, ka publikuar një listë të vendeve me bilancin më të rëndë të vdekjeve me COVID-19 në botë, në shtatëditshin e fundit.

Duke analizuar numrin e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeluesi i institutit kërkimor “Scripps” renditi listën e vendeve me numrin më të madh të vdekjeve për një milion banorë, gjatë kësaj periudhe.

Sipas listës së publikuar nga Topol, para dy ditësh, Kosova ka numrin më të madh të vdekjeve me COVID-19 për një milion banorë, për periudhën në fjalë. Pas saj renditen Peruja, Bolivia, Meksiko, Panamaja, Brazili, Mali i Zi, Bosnja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.