Bota Vdekjet nga koronavirusi në Gjermani nuk kalojnë 0.7%, teston 200 mijë ...

Vdekjet nga koronavirusi në Gjermani nuk kalojnë 0.7%, teston 200 mijë njerëz në javë

Numri i vdekje nga epidemia e koronavirusit ne Gjermani është rritur me një të tretën në 24 orët e fundit, por vendi krenohej me rritjen e kapacitet të testimeve në gjysmë milioni njerëz në javë.

Instituti shëndetësor vendas Robert Koch raportoi 47 vdekje të reja sot, ndërsa në total ka 239 vdekje.

Numri total i të prekurve është 43,646.

Por përqindja e vdekshmërisë vijon të mbetet në 0.7 për qind që është shumë më e ulët se fqinjët e saj evropianë.

Por ministri gjerman i Shëndetësisë tha se kjo mund të jetë qetësia para stuhisë dhe se vendi po përgatitet për valë të reja infektimesh.

“Masa e madhe e testimeve na përgatit më herët sesa ndoshta do të bënin vendet e tjera”, tha ministri Jens Spahn.

“Duhet ta përdorim sa më mirë këtë kohë, e cila gjithsesi mund të jetë njëfarë qetësie para stuhisë”, shtoi ai.

Kreu i institutit të virologjisë në spitalin universitar Charite në Berlin, Christian Drosten, tha se numri i vogël i vdekjeve në Gjermani mund të shpjegohet me numrin e madh të laboratoreve diagnostikues.