Kulturë Vdes Paul Sorvino, u bë i famshëm në filmin “Goodfellas”

Vdes Paul Sorvino, u bë i famshëm në filmin “Goodfellas”

Vdes Paul Sorvino, aktori i famshëm italo-amerikan i njohur mbi të gjitha për filmin “Goodfellas” të Martin Scorseses. Ishte 83 vjeç.

Lajmërimin e dha bashkëshortja Dee Dee, duke thënë se vdiq për shkaqe natyrale, edhe pse kishte vuajtur nga diabeti i tipit 2. Është babai i aktorëve Mira dhe Michael.

Sorvino, një nga protagonistët e filmit “GoodFellas”, kishte mbi 50 vite në televizion dhe kinema, aty ku shpesh ka portretizuar gangsterë.

Aktori mori famë me rolin e Paul Cicero, në filmin e suksesshëm të vitit 1990 “GoodFellas”, ku interpretonin edhe Ray Liotta, Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Në muajin maj, në moshën 67-vjeçare, u nda nga jeta edhe Ray Liotta.