Bota Vdes Robert Mugabe, nga hero kundër kolonializmit në diktator të paskrupullt

Vdes Robert Mugabe, nga hero kundër kolonializmit në diktator të paskrupullt

Për pothuajse 40 ka qenë një nga figurat më komplekse dhe autoritare të Afrikës, nga hero kundër kolonizuesve britanik në diktator të ashpër, që rrënoi ekonominë vendit të tij.  Presidenti i Zimbabwes Emmerson Mnangagwa ka njoftuar sot zyrtarisht vdekjen e ish diktatorit Robert Mugabe, në moshën 95 vjeçare.

Mugabe deri në fillimin e viteve ’90 ka qenë i cilësuar si një prej figurave kryesore të lëvizjes antikoloniale afrikane, madje jo pak mendonin se ishte një Mandela “më militant”.

I vetëshpallur marksist, me profesion mësues, Mugabe u arrestua pa gjyq në 1964 nga qeveria e atëhershme për cilësimin si “cowboys” ndaj kryeministrit të bardhë Ian Smith, dhe ndenji pothuajse 10 vite në qeli.

Pas rikthimit në liri, merr në dorë lëvizjen antikoloniale dhe arriti një fitore të bujshme në 1980, ku deklaroi pavarësinë vendit.

Në 1987 vetëshpallet president, dhe abrogon postin e kryeministrit. Është fillimi i shndërrimit të tij në lider autoritar, dhe më pas në diktator të paskrupullt.

Fillimisht ai i siguron mijërave latifondistëve të bardhë, që kontrollonin tokën më të mirë por ishin edhe motori i ekonomisë të një vendi që në atë kohë cilësohej si i pasur, se politika e tij do të ishte për bashkëjetesën paqësore midis komuniteteve, por në vitin 1992 dekretoi ligjin për tokën, me të cilin toka në pronë të fermerëve të bardhë mund të sekuestrohej, dhe shpesh herë bastisej nga mbështetësit e tij.

Gjendja ekonomike e vendit u përkeqësua në mënyrë dramatike, me qindra afrikanë të bardhë që braktisën në Afrikën e Jugut ose në Europë, me bujqësinë arriti nivel e minimale, dhe një inflacion që e bënte monedhën lokale pothuajse pa asnjë vlerë.

Vendi, tashmë një nga më të izoluarit dhe varfrit në kontinent, u izolua gjithmonë më shumë, duke evidentuar qasjen paranojake të pushtetit të Mugabe, që eliminonte pothuajse çdo kundërshtar të mundshëm, me zgjedhje farsë dhe vendime gjyqësore.

Në 2015 vendosi gruan e tij si kandidate për presidente, “deri sa zoti ta merrte pranë tij”. Por ishte tentativa e fundit, ushtria në 2017 e braktisi dhe e vuri në arrest shtëpiak.