Bota Vdes tre ditë pasi u martua luftëtari në fabrikën e çelikut Azovstal

Vdes tre ditë pasi u martua luftëtari në fabrikën e çelikut Azovstal

Një luftëtar ukrainas i cili ishte bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin e Mariupolit, ka ndërruar jetë 3 ditë pasi është martuar.

Çifti shkëmbeu unaza me fletë metalike para disa ditësh, ku Valeria dhe i ndjeri Andrii Karpylenko u martuan brenda fabrikës së çelikut më 5 Maj.

Për fat të keq, luftëtari ndërroi jetë tre ditë më pas. Bashkëshortja e të ndjerit është zotuar se do të “jetojë për të”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, ku ka publikuar fotot e momentit të shkëmbimit të unazave simbolike të çiftit.