Extra Veliaj poston videon e vajzës që e ngatërron me Metën dhe ka...

Veliaj poston videon e vajzës që e ngatërron me Metën dhe ka një mesazh për të

Një video e një vajze që ngatërron kreun e shtetit Ilir Meta me kreun e Bashkisë së Tiranës, po bëhet virale në internet.

Vajza që ngatërron emrin e Presidentit dhe thotë në vend të Ilir Metës, Erion Veliaj, u objekt humori në rrjet, por siç duket linku ka mbërritur edhe tek kryetari i Bashkisë që nuk e ka lënë me kaq, por me humor e poston videon dhe i shkruan një mesazh vajzës anonime.

“U bëfsh 100 vjeç o goce, se duhej pak humor në këtë ditë gri. Të ka Lali xhan, mos e vrit mendjen ç’a thotë bota”, shkruan Veliaj.