Politika Vëllai i Azem Hajdarit thirrje Bashës e Berishës: Lidhni qentë!

Vëllai i Azem Hajdarit thirrje Bashës e Berishës: Lidhni qentë!

Vëllai i Azem Hajdarit, pas sulmeve ndaj mbesës së tij deputetes Rudina Hajdari, e cila nuk dogji mandatin, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Sali Hajdari thotë se familja e tij është mësuar me të tilla sulem ku dhe vranë Azem Hajdarin, dhe po këto lloj sulmesh po bëhen dhe për Rudinën,

Ai i bën thirrje ish-kryeministri Berisha dhe kreut të opoziës Lulzim Basha, të lidhin “qentë”, që kanë lëshuar për të sulmuar Rudina Hajdarin.

“Miq të dashur, kam disa ditë që dua t’ju them diçka, po sonte vendosa t’jua them këto rreshta që do t’i lexoni më poshtë.

Unë nuk jam politikan dhe natyrisht nuk marrë vesh nga politika, por kjo nuk do të thotë që se kuptoj ç’ka ndodh në Shqipëri.

Duke qenë vëllai i Azem Hajdarit s’kam lënë katund të Shqiperisë pa shkel, qysh prej Dhjetorit të ’90-ës e deri sot, gjithmonë në mbështetje të demokracisë.

Diku na kanë pritur me brohoritje e diku me breshëri plumbash.

Jeta ime ka kaluar në fije të perit dhjetëra herë vetëm se isha vëllai i Azemit dhe për këtë kam qenë dhe jam krenar deri ne vdekje.

Këto ditë, edhe një herë kanë nisur sulmet ndaj familjes tonë,  kjo për shkak të vendimit që mori mbesa ime Rudina Hajdari, për të mos dorëzuar mandatin e deputetit.

Ka bërë mirë apo keq, Rudina apo ata që i dogjën, uneë s’e di, dhe këtë ja lëmë kohës.

Ajo e ka sqaruar me pak rreshta arsyen e vendimit te saj.

Siç nuk me ka pyetur kur ja kanë dhënë atë mandat, s’më ka marre mendim as për mbajtjen e tij.

Por pa u ndalur në këtë, sulmet e qenërise nga maja e mullarit të Partisë Demokratike dhe deri te qentë rrugaçë që rrinë nëpër oborrin e saj, s’ja kemi borxh dhe s’ja duroj askujt.

Ne jemi mësuar me të tilla fushata, kur nuk na kanë sulmuar komunistët, na janë turrur “demokratët” gjithmonë të ndërsyer nga udhëheqja.

Unë dhe familja jonë e kemi vuajte këtë luftë të fëlliqur nga SHIK-u në ‘94, ‘95, ‘96.

Pastaj luftën e plumbave deri ditën që vranë Azemin.

E kemi heq në kurriz gjithë propagandën që është bërë në emër të familjes tonë.

Kemi shkelur mbi kode morale, duke lejuar përdorimin e nipave dhe mbesës time minorn neper tribuna elektorale, për të mbeshtetur Berishën e Bashën, për punët e tyre.

Në qoftë se e kanë bërë mbesën time deputete për të vazhduar  të njëjtën taktike, e kanë gabim e t’ju vijë marre.

Rudina ka kryer shkollën në Amerike dhe ka punuar për Kongresin Amerikan.

Për ta mbyllur këtë komunikim publik, si një njeri që kam 30 vjet që dëgjoj të njëjtën këngë,  i bëj thirrje Lulzim Bashës, Sali Berishës, t’i lidhin qentë se kam aq shumë pezëm dhe fjale për ta, sa s’dua t’ja lëshoj.

Në qoftë se kemi ndonjë borxh si familje, e kemi për shokët e Azemit, jo për politikën.

Politika për të cilën vëllai im bëri gjithçka që të bëhet e mirë dhe e mbarë për shqipëtarët,  e vrau vëllain tim.

Tani ajo duhet ta mbylle fushatën e sulmeve ndaj familjes tone”, shkruan ai në Facebook.