Sport Vëllai i Pogbasë: Paul ëndërron Realin, por nuk është joprofesionist si Neymar

Vëllai i Pogbasë: Paul ëndërron Realin, por nuk është joprofesionist si Neymar

Paul Pogba ëndërron Realin e Madridit. Edhe pse merkatoja në hyrje në Angli është mbyllur dhe “Djajtë e Kuq” nuk mund të bëjnë blerje deri në janar francezi nuk i ka humbur shpresat për t’u larguar nga “Old Trafford” e për t’u vënë nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Për t’ia bërë të ditur qëllimin dhe dëshirën e kampionit të botës mendon vëllai i tij, Mathias Pogba, në një intervistë për “El Chiringuito”: “E dimë të gjithë që Paul dëshironte të lëvizte, po pret. Po shumë e të shohim se çfarë do të ndodhë. Deri më 2 shtator mund të ndodhë gjithçka.”

Nuk ka shumë rëndësi për Mathias Pogbanë nëse “Djajtë e Kuq” nuk kanë mundësi ta zëvendësojnë, transferimi i tij në “Bernabeu” është i mundur: “Sigurisht ë Florentino mund ta blejë, s’ka gjë të pamundur. Trajnerit Zidane i mungon një si vëllai im, ai ka nevojë për një mesfushor. Nëse nuk ia sigurojnë atë që kërkon, do ta ketë të vështirë. Paul nuk vlen 200 milionë, por bota e futbollit kështu është. Manchester United do të kërkojë shumë para, por nuk besoj 200 milionë. Çfarë mungon për transferimin? Pronari i United nuk ka thënë po.”

Pavarësisht dëshirës për t’u larguar, Mathias siguron se Paul nuk do të bëjë veprime të gabuara për ta detyruar klubin anglez që ta shesë.

“Paul nuk vepron si Neymari, ai është profesionist. Ka kontratë me klubin dhe derisa të firmosë me një skuadër tjetër, do të japë maksimumin tek United. Ëndrra e tij është të fitojë Chmpionsin“.