Kryesore Pesë vendet më sekrete në botë (FOTO)

Pesë vendet më sekrete në botë (FOTO)

Nga një ishull i izoluar i Paqësorit pa ujë të rrjedhshëm tek një bazë spiunësh në Angli, këto 5 vende janë praktikisht jashtë vëmendjes edhe të udhëtarëve më kureshtarë

Gjërat më tërheqëse në jetë janë shpesh ato që shkojnë përtej kufijve. Dhe si udhëtarë kjo do të thotë se ne jemi të magjepsur nga vende që nuk jemi të lejuar t’i vizitojmë.

Svalbard, Norvegji

Imagjinoni një botë të ndryshuar përgjithnjë nga fatkeqësitë natyrore masive. Popullsia e Tokës e shkatërruar, infrastruktura e shkatërruar, burimet ushqimore të asgjësuara. Misioni i të mbijetuarit në Tokë më pas është: Rindërtimi. Në një skenar të tillë apokaliptik të inspiruar nga Hollivud, ku shkon një hero?

Futet në serën Svalbard në Norvegji, mundësia e fundit e njerëzimit kundër një krize ushqimore globale. E ndodhur 120 m brenda një mali ranor në ishullin norvegjez Spitsbergen, 1300 km nga Poli i Veriut, Sera Svalbard është vendi më i sigurtë dhe më i ruajtur për mbjellje në botë.

I hapur në vitin 2008, kjo serë mbron të mbjellat e Tokës kundër katastrofës globale. Me më shumë se 250 mln lloje farash nga e gjithë bota të ruajtura aty, me mjetet e nevojshme, ajo ofron mostrat e farës që mund të humbin për shkak të ndonjë incidenti, dështimi pajisjesh apo fatkeqësisë natyrore.

Ka një arsye pse shkencëtarët zgjedhin Spitsbergen: ishulli nuk është tronditur asnjëherë nga aktivitetet tektonike dhe është 130 m mbi nivelin e detit, duke siguruar që vendi do të qëndrojë i thatë.

Nihau, Hauai

Nihau, ishulli më i vogël hauaian, duket të jetë arratisja ideale tropikale, pasi është shtëpi palmash të shumta, kafshësh të rrezikuara dhe virtualisht nuk ka turistë, por nuk është ashtu. Kjo për shkak se ky ishull 180 km katrorë është jashtë mundësive të vizitës.

E shitur nga Mbreti i Hauait Kamehameha në vitin 1863 tek familja e shquar Robinson, që ishin pronarë të pasur plantacionesh, ishulli është pronë që nuk mund të vizitohet që nga viti 1915. Jeta në ishull është pazakontë: afër 130 banorët e saj të përhershëm që janë me kombësi hauaiane, jetojnë pa qera, dhe ia dalin edhe pa rrugë të asfaltuara, shërbimet telefonike, hidraulike apo dyqane. Përdorin kuajt dhe biçikletat për transport, sigurojnë energji elektrike falë energjisë diellore.

Fëmijët në Nihau, marrin kanoe për të shkuar në shkollë. Edhe pse i vogël ishulli ka luajtur rol historik. Ishte pikërisht ky ishull kur një nga pilotët e avionëve luftarakë japonezë që sulmuan Pearl Harbour u përplas duke terrorizuar banorët. Në vitin 1944, Presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt konsideroi këtë ishull si vend i mundshëm për ndërtimin e selive të Kombeve të Bashkuara.

Kodra Menswith e Forcave Ajrore britanike, Angli

Nëse James Bond do kishte një bunker të fshehtë, do të ishte ky. Një bazë ushtarake në North Yorkshire, Angli, RAF Menwith Hill besohet të jetë stacioni më i madh elektronik i monitorimit në botë. Aty grumbullojnë informacione për Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Baza sekrete u ndërtua në vitin 1954 për të monitoruar komunikimet e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Askush nuk e di me siguri si baza përdoret sot, por thuhet se heton veprimet ndërkombëtare terroriste dhe tregtinë e drogës, dhe vepron si një stacion për satelitët amerikanë. Besohet gjithashtu që të ketë lidhje me ECHELON, i njohur gjithashtu si Pesë Sytë, rrjeti global spiun i përbërë nga Australia, Kanadaja, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe SHBA.

Nuk ka asnjë mënyrë për të parë brenda punët e brendshme të kësaj selie spiunësh. Të vetmit njerëz që lejohen të hyjnë këtu janë anëtarë të NSA (Agjencia e Sigurisë Kombëtare) dhe ECHELON.

Arkivat sekrete të Vatikanit

Ndoshta biblioteka më private në botë, Arkiva sekrete e Vatikanit nuk është një bibliotekë e zakonshme. Ajo përmban dokumentet personale të të gjithë Papëve që datojnë që në shekullin e 8-të.

E mbyllur për të gjithë ata që nuk janë pjesë e stafit të Vatikanit, nga viti 1881, arkiva mban dokumenta sekrete të kyçura, me një proces të gjatë dhe kompleks të aplikimit për ata që duan t’i shohin këto sekrete. Vetëm dijetarët e kualifikuar mund të aplikojnë për kartat e hyrjes. Aplikimet duhet të përfshijnë informacion personal rreth dijetarit, me qëllim të hulumtimit të tij ose të saj, dhe një letër hyrëse nga një institut i kërkimeve në hulumtimet historike. Edhe në qoftë se një dijetari i lejohet hyrja, arkivat janë të shumta: ka rreth 85 km me sirtarë që mbajnë mbi 35 mijë volume.

Ndër thesaret historike që mbahen në arkiv janë transkriptet e shekullit të 14-të nga gjykimi i Kalorësve Templarë; korrespondencë nga Mikelanxhelo dhe Abraham Linkoln, dhe thirrja e Papës në vitin 1198 për një Kryqëzatë të Katërt në Tokën e Shenjtë.

Zona 51, Nevada

Çfarë ndodh në Vegas mbetet në Vegas. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një vend të fshehtë që gjendet rreth 80 milje në veri. Zona  51, një term i përdorur për herë të parë në një dokument të CIA-s gjatë Luftës në Vietnam, është një bazë ushtarake dhe ajrore që është e njohur për të mbajtur shumë sekrete të shtetit.

Çfarë ndodh atje? CIA nuk do të japë hollësi, e cila është arsyeja pse është plot me teori  konspiracioni. Të gjitha aktivitetet në Zonën 51 janë konsideruar sekret dhe qasja është e ndaluar rreptësisht për të jashtmit. Edhe pse shumë njerëz përpiqen./BBC/