Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën për gazetarët i pyetur lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri deputetit Dashnor Sula.
Berisha u shpreh se njeri të pagabueshëm nuk ka dhe se ideja e Sulës për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama.
Sipas kreut të demokratëve Rama i tha Sulës se ‘sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni’. Lideri demokrat shprehet se në këtë deklaratë shihet sa e gabuar ishte përzgjedhja e Adriatik Lapajt nga ai.
“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i tha atij se sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni. Kështu që në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka se ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë që pas shpalljes së listave për kandidatë, deputeti Dashnor Sula iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” pasi u la jashtë listave të sigurta të PD.
Ditë më vonë ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi nuk ra dakord për çështje teknike që nëse do të arrijë të mbledh më shumë vota kandidatët e tjerë do të tërhiqen.