Kuriozitete Vendi ku burrat ngacmohen seksualisht më shumë se gratë

Vendi ku burrat ngacmohen seksualisht më shumë se gratë

Një studim i “BBC” në botën arabe arriti një rezultat të papritur në Irak, ku u zbulua se burrat përballeshin me nivele alarmante të dhunës seksuale.

Një sondazh i “BBC News” zbuloi se burrat në dy prej vendeve arabe, Tunizia dhe Iraku përballeshin me më shumë ngacmime seksuale verbale dhe fizike, sesa gratë.

Në Tunizi diferenca ishte e vogël, vetëm 1%, por në Irak 39% e burrave thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale verbale, krahasuar me 33% të grave. Shumë irakianë gjithashtu raportuan se kishin përjetuar dhunë në familje.

Këto janë rezultate befasuese, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë të të drejtave të grave në vend; neni 41 i kodit penal Irakian madje thotë se nuk është e paligjshme që burri ta dhunojë gruan e tij.

Por Kathrin Thomas, një bashkëpunëtore në Barometrin Arab, rrjeti i kërkimit që bëri studimin, paralajmëron se gratë që përjetojnë ngacmime seksuale mund të preferojnë të heshtin.

“Nëse do të denoncoja dhunën në Irak, policia ka të ngjarë të më shohë jo si viktimë, por si provokatore dhe madje mund të më fuste në burg. Të flasësh për një temë të ndjeshme, siç është ngacmimi apo dhuna, vjen me disa pasoja,” thotë ajo.