Bota Vendi me rekord shitjesh të makinave elektrike për vitin 2018

Vendi me rekord shitjesh të makinave elektrike për vitin 2018

Duket se Norvegjia po ka ndërmarrë hapa seriozë për të reduktuar sasinë e çliruar të karbonit në atmosferë. Norvegjia po promovon makinat me bateri, duke reduktuar taksat për to dhe duke ofruar përfitime të tilla si parkimi falas apo pikat e shumta të rikarikimit.

Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie.

Kujtojmë se Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n.
Ndërsa vendin e dytë për shitjet e makinave me bateri e zë Islanda me 12 përqind të makinave të shitura për 2018, ndërsa Suedia më 6 përqind.