Kryesore Vendimi i PD-së: Të hënën, protestë tjetër para Kryeministrisë

Vendimi i PD-së: Të hënën, protestë tjetër para Kryeministrisë

Pas orës 1 të mëngjesit, Basha shpalli vendimet e forumeve më të larta të PD të mbledhura në mesnatë: një protestë të dielën ora 11:00 para drejtorisë së spolicisë dhe një tjetër të hënën ora 18:30 para kryeministrisë. Vendimet, tha Basha, edhe për shkak të dhunës policore.

“Në këtë orë të vonë të natës, dua t’ju komunikoj vendimin unanim të forumeve më të larta të PD-së dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18:30 në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në objektivin tonë për të larguar një orë e më parë qeverinë e krimit.

I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejtorisë së torturës dhe krimit, ku do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Në orën 11:00 të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para drejtorisë së policisë”, tha Basha.