Kryesore Vendimi më 19 Shtator, Tahiri: Do të jem i lirë, provat e...

Vendimi më 19 Shtator, Tahiri: Do të jem i lirë, provat e prokurorisë janë gënjeshtra

Më 19 shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi sot që të dënohet me 12 vite burgim.

Në përfundim të seancës maratonë tek Krimet e Rënda, duke folur për gazetarët, Tahiri theksoi se më datë 19 Shtator pret vetëm drejtësi dhe liri.

“E mirëpres datën 19 që gjykata të japë vendimin. E shoh të pamundur të mendoj çdo gjë tjetër përveç se të marr drejtësinë që më takon. Këtu ka deputetë, ish-Kryeministra, ish-ministtra që janë përballur me akuza nga më të rëndat që nuk kanë pezulluar aktivitetin e tyre politik dhe nuk kanë shkuar as në prokurori. Mua më intereson drejtësia bashkë me lirinë. Unë dua të jem i lirë, të kem gojë për të folur. Dhe do jem”!