Politika Vendimi për negociatat/ Ish-ministri Bushati: Për të ardhur keq

Vendimi për negociatat/ Ish-ministri Bushati: Për të ardhur keq

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati shprehet i keqardhur pas vendimit të BE për Shqipërinë, që përcakton se vendimi për çeljen e negociatave do të jepet në tetor të këtij viti.

Në një postim në “Twitter”, Bushati thotë se shtetet anëtare të BE-së nuk iu përmbajtën përfundimeve të qershorit të vitit të kaluar të cilat përcaktojnë edhe rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me BE në këtë qershor.

“Është për të ardhur keq që # Shtetet Anëtare të BE-së nuk u përmbajtën përfundimeve të qershorit 2018, të cilat përcaktojnë rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me 🇦🇱 në qershor 2019! Megjithatë, rruga mbetet e hapur për tetor 2019 dhe është e angazhuar për reformat lidhur me BE. # Albania4EU”, shkruan Bushati.