Politika Vendimi për Tahirin, Berisha: Mafia e drogës veten nuk e dënon

Vendimi për Tahirin, Berisha: Mafia e drogës veten nuk e dënon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata ka shpallur fajtor ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e dënuar me 5 vjet burg, që konvertohet në 3.4 vite shërbim prove. Ulja e dënimit për ish-ministrin erdhi pasi më herët ai kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Berisha thotë se “parodia e procesit Tahiri që sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen. Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.”

Berisha akuzoi prokurorinë se kërkoi vetëm 12 vite burg për veprat penale qe e akuzon kur duhej të kërkonte së paku 40 vite burg.

“Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia!”, akuzon Berisha.