Aktualitet Vendimi që prek vajzat dhe djemtë shqiptarë, harrojini burrat dhe gratë me...

Vendimi që prek vajzat dhe djemtë shqiptarë, harrojini burrat dhe gratë me letra angleze

Gjykata supeme në Britaninë e Madhe ka mbështetur unanimisht kryeministren Thesara May lidhur me vendimin për të ardhurat minimale për qytetarët britanikë që duan të sjellin një bashkëshorte jo-europiane në Britani.

Shpeshherë për të patur letra  angleze mjaft të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të martohen me një shtetas britanik edhe pse diferenca në moshë mes tyre mund të jetë shumë e madhe apo në kushte të tjera s’do ta kishin pranuar.

Por siç duket kjo strategji është pikasur nga autoritetet angleze dhe i ka ‘detyruar’ ata të marrin masa.

Pragu  minimal prej  18,600 £ për qytetarët britanikë që duan të martohen me një jo-europiane dhe duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar u prezantua nga Thesara May në vitin 2012 kur ajo ishte sekretare për të reduktuar migrimin.