Bota Vendimi surprizë, aeroplanmbajtësja amerikane nga brigjet pranë Shqipërisë, urgjentisht drejt Iranit

Vendimi surprizë, aeroplanmbajtësja amerikane nga brigjet pranë Shqipërisë, urgjentisht drejt Iranit

Tensionohet në mënyrë të papritur marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Me një vendim urgjent Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln do të dërgohet menjëherë në Gjirin Persik.

Vendimi ushtarak kryhet “për t‘i dërguar një mesazh të qartë regjimit iranian, që çdo sulm ndaj interesave amerikane ose të atyre të aleatëve do përballet në mënyrë të pamëshirshme”, sipas deklaratës të John Bolton, këshilltari i presidentit për Sigurinë Kombëtare.

Ende nuk është bërë e ditur në mënyrë specifike çfarë lloje sulmi ose rreziku Irani mund të përfaqësonte për Shtetet e Bashkuara, por burimet ushtarake flasin për “sinjale të qarta”, që kanë justifikuar një vendim të komplikuar, siç është lëvizja e një mjeti luftarak aq të rëndësishëm  sa një aeroplanmbajtëse.

Presidenti Ilir Meta në USS Abraham Lincoln javën e kaluar

USS Abraham Lincoln ndodhej në Mesdhe, ku madje është vizituar edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta, që postoi në rrjetet sociale pamjet e tij në “komandën” e mjetit gjigand.