Aktualitet Vendosen në regjimin 41Bis Viktor Ymeri dhe vëllezërit Çala

Vendosen në regjimin 41Bis Viktor Ymeri dhe vëllezërit Çala

Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari dhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala janë vendosur në regjimin e posaçëm 41Bis në qeli.

Urdhri është dhënë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka vendosur që Ymeri dhe vëllezërit Çala të vendosen në regjimin e posaçëm për 1 vit.

Vendimi u mor në bashkëpunim edhe me agjencitë e zbatimit të ligjit si SPAK, SHISH, SHKB, Policia e Shtetit dhe DBP.

Vëllezërit Eldi dhe Klement Çala akuzohen për grabitjen e parave në Rinas, ndërsa Viktor Ymeri akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.