Extra Venecia, një model të ri turizmi

Venecia, një model të ri turizmi

Kriza e koronavirusit po bën që autoritetet në Venecia të rishqyrtojnë modelin e turizmit masiv.

Deri në 30 milionë njerëz e vizituan Venecian në 2018. Tani, si shumë vende të tjera, qyteti është krejt i shkretë.

“Kemi shkuar nga një ekstrem në tjetrin. Para disa muajsh, ne as nuk mund të kalonim mes njerëzve. Tani rrugët janë boshe”, shpjegon Matteo Secchi i Venessia Association.

Ka njëfarë magjepsjeje në lidhje me rrugët ndërujore dhe sheshet, por është një magji që ka një kosto të lartë për bizneset e qyteteve, veçanërisht për ata që i fitojnë paratë e tyre drejtpërdrejt nga turizmi.

Marianna Serandrei, pronare e Grupit Hoteleve Capisini, sipas “Euronews” thotë se: “Në fillim, ne po flisnim për një deri në dy muaj, pastaj 3 deri në 4 muaj. Shumë flasin për një rifillim të aktivitetit në fillim të vitit të ardhshëm. Me sa duket lëvizjet kryesore janë për shkurt dhe mars 2021″.

Koha për rimendim

Turizmi masiv turizëm për venecianët nënkupton se ata mezi arrijnë të përshëndetin njëri-tjetrin në rrugë. Kjo për shkak të vizitorëve, shumë prej të cilëve vinin me anijet e mëdha turistike. Tani, sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit Simone Venturini, duhet të merret në konsideratë një model më i butë, edhe nëse kjo nënkupton kufizimin fizikisht të numrit të vizitorëve.

“Kjo do të jetë një mundësi për të ecur drejt turizmit inteligjent. Me turistët që marrin kohën për të kuptuar dhe për t’u larguar nga turnetë frenetike të kohërave mëparshme”, shprehet ajo.

Do të jetë e vështirë për t’u bërë, duke pasur parasysh besimin e qytetit në turizëm, por tani për tani, edhe pse në rrethana të tmerrshme, rrugët u përkasin vetëm venedikasve.