Politika “Venecia” sërish në Tiranë, mision faktmbledhës për shkarkimin e Presidentit

“Venecia” sërish në Tiranë, mision faktmbledhës për shkarkimin e Presidentit

Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një mision faktmbledhës në fillim të muajit shkurt.

Venecia u vu sërish në lëvizje në ditën e parafundit të vitit me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, për llogarit të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Meta.

Në 20 mars, kjo strukturë duhet të japë përgjigje lidhur me shkeljet e pretenduara të Ilir Metës në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Emërimi i Marsida Xhaferllarit u bë objekt shtesë në hetimin e komisionit për shkarkimin e Presidentit. zëdhënësi i Presidentit nga ana tjetër, u shpreh se Venecia është gjithnjë e mirëpritur.