Bota Veprimi heroik i babait për të shpëtuar djalin 2-vjeçar nga sulmi në...

Veprimi heroik i babait për të shpëtuar djalin 2-vjeçar nga sulmi në xhami

| Nga American Eye
Shpërndaje

Një djalë 2-vjeçar i shpëtoi breshërisë së plumbave nga veprimi heroik i babait të tij gjatë sulmit me armë në xhami në Zelandën e Re. Zulfirman Syah ishte me djalin në xhami për të bërë lutjet e së premtes, kur autori i sulmit Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr ndaj besimtarëve myslimanë.

Zulfirman Syah mbuloi me trup djalin e tij 2-vjeçar duke marrë disa plumba.

Ndërsa vogëlushi u prek nga një plumb në këmbë, por që fatmirësisht nuk i shkaktoi lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i 2-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Bashkëshortja e Zulfirman Syah tha për mediat vendase: “Burri im mbrojti djalin tonë gjatë sulmit, dhe u prek nga shumicën e plumbave dhe me lëndime më të rënda se djali. Ai është duke u shëruar”.

Në xhaminë ku ndodhej Zulfirman u vranë 7 persona, ndërsa 49 të tjerë humbën jetë në xhaminë e parë ku autori sulmoi fillimisht.