Bota Veprimi i parë që do bëjë pas kthimit në normalitet dhe çfarë...

Veprimi i parë që do bëjë pas kthimit në normalitet dhe çfarë parashikon Bill Gates për pandeminë e radhës

Në një komunikimin në podcastin e tij së bashku me aktoren Rashida Jones dhe Dr. Anthony Fauci-n, drejtorin e Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Bill Gates shpalosi vizionin e tij për koronavirusin.

Sipas tij, gjërat nuk do të kthehen në normalitet për një kohë të gjatë. Themeluesi i Microsoft është i mendimit se as shpikja e vaksinës nuk do ta kthejë botën në normalitet.

Edhe nëse SHBA e eleminon komplet virusin, sipas Bill Gates, askush nuk do t’i kthehet normalitetit në rast se gjithë bota nuk e ka eleminuar virusin. Normaliteti do të kthehet kur jo vetëm SHBA të ketë pandeminë nën kontroll, por kur edhe pjesa tjetër e botës të veprojë njësoj.

Përsa i përket pandemisë së ardhshme, Gates u shpreh optimist: “Pandemia e Covid-19 ka qenë një makth për shumë njerëz dhe shtete, por ajo e radhës nuk do të jetë kështu”.

Gates u shpreh se kur një patogjen vrasës të godasë sërish, bota do të veprojë më mirë.

“Arsyeja kryesore që do të ketë më pak ndikim shkatërrues, është fakti se jemi të praktikuar. Mjetet e testimit do të jenë më të mira. Nuk do të jemi kaq budallenj herën e dytë”, tha ai.

Por çfarë do të bëjë fillimisht Bill Gates kur jeta të rikthehet në “normalitet”? Ai tha se do të takojë Bono-n, pasi ai i mungon shumë. Sipas Gates, energjia dhe dashuria e Bonos nuk të kopjohet në Zoom. “Do të përqafosh Bonon, kjo është gjëja e parë që do të bësh?”, e pyeti Jones. “Absolutisht”, u përgjigj Gates. “Ai do të surprizohet”.