Politika Verifikimi i formularëve, 67% e delegatëve të Elbasanit pro Berishës

Verifikimi i formularëve, 67% e delegatëve të Elbasanit pro Berishës

Këtë të shtunë, firmat e depozituara në zyrën e Edi Palokës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë verifikuar nga anëtarë të kryesisë së degës së PD në Elbasan.

Pas verifikimit, Bledi Himçi, sekretar i degës ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD, të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.

Sipas tij, ata që kanë firmosur janë 67% e delegatëve të kësaj dege, që ka në total 409 delegatë.