Kryesore “Veriu ishte copë-copë”, Rama: Rruga e Arbrit ndër veprat më të mëdha....

“Veriu ishte copë-copë”, Rama: Rruga e Arbrit ndër veprat më të mëdha. Dënglat për investimet veri-jug mos m’i bëni mua

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” i është përgjigjur një komentuesi që i thotë se ka bërë më shumë investime infrastrukturore në jug duke lënë kështu pas dore veriun e vendit.

Kreu i qeverisë i përmendi atij disa nga investimet në veri, ndërsa shtoi se ka edhe disa projekte të tjera që pritet të nisin. Rama tha se qeveria e tij ka bërë investime të mëdha në veri të vendit ku ndër më të vështirin përmendi projektin e rrugës së Arbrit.

“Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por dhe një nga më të konsiderueshëm nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Është në jug nëse marrim edhe Kosovën, dhe e konsiderojmë veri. Nëse i rrimë Shqipërisë për hartën zyrtare sot, është në veri, është në zemër të veriut se është këtu. Nëse kjo është harta, Dibra është këtu në zemër. Rruga e Thethit është në jug apo veri, unë them në Shqipëri. Rruga që shkon në Vermosh deri lart që përshkon gfjithë Malësinë e madhe, në jug apo veri? Rruga e Lurës sipas teje? Në jug apo në veri? Unë them që është në very. Patjetër që në veri është edhe rruga e Kombit, e cila u la rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar patjetër, nuk e mohoj këtë, por tek e cila edhe sot vazhdon puna. Rruga Shëngjin Vleipoj është në jug apo në ver? Unë them është në veri. Të gjitha janë të ndërtuara nga kjo qeveri, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket një tjetër destinacion fantastic dhe nëse e ke parë planin aty ka edhe të tjera projekte për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon për në jug apo për veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan në jug apo veri? Autostradë e kategorisë A. Unë them shkon në veri.

Do akoma se ka edhe shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin veriun. Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë. Sot është destinacion turistik. Ke shkuar në Tropojë, shko dhe shikoje rrugën e Valbonës. Po të informoj që e ka bërë kjo qeveri. Rruga e Komanit, rruga e Dukagjinit është në jug apo në veri.

Mund të të mbaj këtu edhe një orë tjetër. Ta siguroj. Kështu që këto dëngla me veri e jug mos m’i tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe shkodrane dhe të kem një gjysh me prejardhje nga Berati, por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita”, u shpreh Rama.