Bota Veseli: Nëse kemi siguri për njohjen nga Serbia pezullojmë taksën për një...

Veseli: Nëse kemi siguri për njohjen nga Serbia pezullojmë taksën për një javë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur ndaras në takime ditën e sotme, përfaqësuesen e lartë të zyrës së BE-së në Kosovë, Natali Apostolova, Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kossnet dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave, në kohën kur janë shtuar presionet për pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri  Haradinaj nuk ka folur në detaje për takimin duke thënë se kanë biseduar vetëm për platformën për dialog, e cila do të hidhet në votim në Kuvend të fund të javës.

Ndërsa për taksën ka thënë se mund të pezullohet për 1 javë vetëm atëherë kur janë të sigurt se e kanë kontratën e njohjes në tavolinë.

Sipas tij, me taksën nuk po rrezikohet vetëm raportet e Kosovës me SHBA-në, por edhe ato të Serbisë me BE-në, pasi Beogradi është shkaktar i ndërprerjes së dialogut.