Aktualitet Vetëdorëzohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve (EMRAT)

Vetëdorëzohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve (EMRAT)

Dy autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve në Laç mbrëmjen e 28 Prillit, janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Ata janë Markel Bushi 25 vjeç dhe Vinçens Bushi 28 vjeç, të dy nga Kurbini.

Të dyshuarit u vetëdorëzuan pas negociatave të policisë me familjarët e tyre, të cilët arritën t’i bindnin për t’ju dorëzuar drejtësisë.

Ata akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Në kërkim mbetet dhe një person i tretë me iniciale M.B. 23 vjeç. Pas ngjarjes së rëndë, të dyshuarit e vrasjes së kushërinjve ishin arratisur drejt Tiranës.

Mbrëmjen e së dielës, pas një konflikti për motive banale jashtë një lokali në lagjen Nr.1 të Laçit, u vranë dy kushërinjtë Kelvin Dodaj (Jushi) 30 vjeç dhe Erjon Jushi 36 vjeç.

Fillimisht ata mbetën të plagosur në gjendje të rëndë dhe u transportuan me urgjencë drejt kryeqytetit, por ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë.