Aktualitet Vetëm 18 vjeç, policia arreston shkaktarin e aksidentit me një viktimë në...

Vetëm 18 vjeç, policia arreston shkaktarin e aksidentit me një viktimë në Sauk

Arrestohet nga Policia shkaktari i aksidentit me një të vdekur ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë rrethrrotullimin Saukut.

I riu që u prangos është me inicialet F.F, i cili ka qenë në drejtimin e makinës tip “Mercedes” me targa “AA 131 ZZ”. Në të njëjtin automjet humbi jetën rrugës për në spital 17-vjeçari Kristjan Vasili.

Adoleshenti ka qenë pasagjer në automjetin luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë.

Në automjet kanë qenë edhe pasagjeri Alban Dervishaj, ndërsa mbeti i plagosur edhe Rei Oka.

Ky i fundit ishte duke qëndruar në një tjetër automjet të ndaluar pranë autostradës dhe në shoqëri të disa miqve të tij.

Nga njoftimet e parapraku u raportua se, Dervishaj mbahet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.