Bota Vetëm Charles dhe Anne ishin pranë kur Mbretëresha dha frymën e fundit....

Vetëm Charles dhe Anne ishin pranë kur Mbretëresha dha frymën e fundit. Harry ishte shumë vonë

Nga Nils Kottmann – Bild

Sytë e tij janë të rënë, cepat e gojës janë kthyer poshtë…

Fytyra e Princit Harry flet shumë, ndërsa makina e tij udhëton drejt Kështjellës Balmoral në Skoci.

Duka e Sussex-it mbërriti në shtratin e vdekjes së gjyshes së tij vetëm rreth orës 21:00, një orë e gjysmë pasi pallati njoftoi vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Pasdite, nipi më i dashur i Elizabeth nxitoi me aeroplan nga Londra për në Aberdin për të qenë me familjen e tij gjatë këtyre momenteve të vështira. Por Harry ishte shumë vonë.

Ai e humbi momentin kur Mbretëresha dha frymën e saj të fundit dhe babai i tij u bë Mbreti Charles III në Balmoral. Sipas Daily Mail, vëllai i tij, William, xhaxhai i skandaleve, Andrew dhe Princi Edward mbërritën përpara Harry-t, por sërish shumë vonë për t’i dhënë lamtumirën personalisht.

Vetëm Charles dhe Princesha Anne e shoqëruan Mbretëreshën në minutat e fundit.

Në orën 19:30, pallati njoftoi se Elizabeth ndërroi jetë paqësisht.

Për Harry-n, fytyra e tij e tregon qartë se ishte një ditë veçanërisht e hidhur. Princi dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan u ndanë me familjen mbretërore, por ai ishte gjithmonë shumë i afërt me gjyshen e tij.

Në fakt, ai duhej të mbante një fjalim në mbrëmje në Londër në ndarjen e çmimeve të organizatës ‘WellChild’, ku nderohen çdo vit fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Por kur mori vesh rreth pasdites se sa keq ishin gjërat me gjyshen e tij, ai hoqi dorë.

Të paktën një ngushëllim mbetet për Harry-n: në fillim të qershorit, familja, e cila në fakt ishte kaq e ndarë, u ul në një tryezë për përvjetorin e fronit të Elizabeth. Atje Mbretëresha më në fund mundi të takonte Lilibet, vajzën 1-vjeçare të nipit të saj të preferuar. Harry i kishte vendosur asaj si emër, pseudonimin e familjes së Mbretëreshës. Pra Elizabeth mbetet edhe pas vdekjes, pjesë e familjes.