Kryesore Vetëm dy raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë

Vetëm dy raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë

Vetëm dy raste të reja nga 1693 testime të kryera për Covid-19. Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të diel.

Të infektuarit janë nga Shkodra dhe Librazhdi.

Autoritet njoftojnë se nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ndërkohë është ulur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë spitalore. 5 janë të shtruarit, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit lajmërohen edhe 8 të shëruar, duke e çuar numrin total në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjitha bashkitë mbeten ende 118 raste aktive.