Opinione Vetëm Enkeleida Fejzos i trembet Erion Veliaj

Vetëm Enkeleida Fejzos i trembet Erion Veliaj

Nga Edmond Ismailati

Mesa shikoj, PD-ja po shkon e përçarë në zgjedhjet bashkiake, në kryeqytet dhe shkallë vendi.

Në një sondazh tjetër që është në qarkullim dhe duket qartë që është i gatuar nga B.Këlliçi apo duart e tij të tejzgjatura, pasi e ka vendosur veten të parin përballë kryebashkiakut aktual, Veliajt dhe pastaj vinë dy të tjerët, po të grupit “të përkëdhelurit”, që bëjnë edhe  auto-foto së bashku, ku të lë të dyshosh se do kenë pagëzuar paktin që: “Një nga ne duhet të zgjidhet dhe fitorja është e jona dhe po mes nesh!”

Ndërsa kandidatët e tjerë, ku bënë pjesë edhe Enkelejda Fejzo, nuk i kanë përfshirë!

Kjo ndodh jo pa qëllim dhe e mirëkalkukuar, pasi tre të parët; ose janë tullumbacet e kupolës që ulen dhe ngrihen kur duan këta të fundit; ose këta të tre themeluan dhe pagëzuan një kupolë të re të brezit të tyre edhe pse të tjerët, vinë nga baza, aty ku është forca dhe spiranca e shpirtit të vërtetë, të cilët gjithmonë kanë përjetuar braktisjen, manipulimin, tradhtinë, zhgënjimin e deri në palcë hidhërim, të shkaktuar nga ata që iu besuan edhe verbërisht votën e tyre, me shpresën për të përjetuar një ditë, ndryshim e madh dhe të shumënderuar nga të gjithë!

Ajo që dëgjohet më tragjike dhe që më detyroi të ulem e të shkruaj këto reshta, është se nga stafet dhe simpatizantët e tyre të yshtur, qarkullon një lloj fushate përçarëse, me sloganin: “Ajo nuk është tiranase, por memaliote dhe nuk duhet t’i besohet drejtimi i Bashkisë së Tiranës.”!

E gjithë kjo shigjetohet ndaj kandidates, Enkelejda Fejzo, me origjinë nga qyteti Memaliaj, cila ka 22 vjet që jeton dhe punon në kryeqytet, kohë kjo më tepër se e mjaftueshme, për të njohur më mirë nevojat e banorëve dhe kapilarët me energjitë e tyre, që mbajnë gjallë këtë metropol shqiptar; këndvështrime këto, të cilat e kanë inspiruar atë, për të kandiduar, fituar dhe dhënë kontributin e saj, të pa kompromentueshëm.

Harrojnë këta përçarës se, Tirana ka një origjinë që nga epoka paleolitike, ku gjurmë vendbanimesh janë zbuluar në periferi të “Malit të Dajtit” dhe “Shpellës së Pëllumbasit” dhe duke u nisur se përreth ka edhe toponime ilire, po të bëhen akoma kërkime, padyshim që do ndeshin gjurmë të tjera arkeologjike, pasi ilirët në kohën e tyre, ketë trevë quanin Tërana. Edhe pse evoluimi i kohës ka bërë të vetëm, kjo trevë ka mbijetuar deri në vitet 1400-të edhe pse me një popullsi shumë më të vogël, por falë feudaleve të zonës së asaj kohe, që filluan të zhvillonin ketë vendbanim pas vitit 1600, tërhoqën vëmendjen e shqiptarëve nga të gjitha vendet e Shqipërisë, pa dallim feje dhe krahine, të cilët u vendosën së bashku me familjet e tyre për të banuar në Tiranën e re, e cila më vonë u pagëzua kryeqytet.

Me veprimet diskriminuese që po bëjnë  disa nga kandidatët, të lënë të besosh se nuk janë të denjë të përballen për të fituar Tiranën dhe me këta vuloset dështimi që në krahun tjetër, pagëzon edhe njëherë tjetër fitoren e Veliajt, që për mua e meriton të rifitojë, nëse nuk kemi kandidatura të pastra, për të marr pjesë në betejën për Tiranën!

Këta, mund të kenë studiuar ku të duan, por nuk kanë atë forcë dhe thjeshtësi në shpirt dhe të harmonizuar në jetë, për të fituar. Ajo që unë kam besim se do sjell një shpresë për ndryshim, është Enkelejda Fejzo, pasi karakterizohet nga një intelekt dhe energji e sinqertë shpirtërore, të cilën e ka të trashëguar jo vetëm nga familja e saj prindërore dhe ajo e madhe, por edhe nga qyteti i saj Memaliaj, e cila ka bashkëjetuar si një familje e madhe dhe unike për nga lloji në fjalë.

Ajo u lind, u rrit dhe kreu arsimin e mesëm në vendlindjen e saj, Memaliaj, që deri dje, ka qenë një kryeqytet i vogël në Jug të Shqipërisë, që dallohej, jo vetëm për një nga ekonomitë më të mëdha në shkallë vendi; në atë të jetës së larmishme me aktivitet kulturore dhe sportive, por edhe nga ata njerëz guximtarë që ndesheshin çdo sekondë me thellësitë e nëntokës dhe pabesitë e saj!

Të gjithë këta themelues të qytetit, vinin vini nga të gjitha trevat shqiptare, duke filluar nga Kosova e deri në Çamëri, pa harruar edhe nga shqiptarë të lindur në Amerikë, Kanada, Francë, …etj, emigrantë që kanë jetuar me dekada  në Francë, Amerikë, Itali, Greqi, …etj, e deri tek specialistët e huajt që jetonin e punonin me familjet e tyre si italian, polakë, rusë, kinez, grek..etj, ku nga kulturat e të gjithëve së bashku, lindeshin, kryqëzoheshin, gërshetoheshin dhe përcillnin një energji të paparë tek njëri-tjetri në qytet!

Banorët e qytetit u gjendeshin njëri-tjetrit, si për gëzime dhe hidhërime! Banonin në një qytet me apartamente me porta ta hapura, ku fëmijët luanin hanin dhe flinin tek shtëpitë e njëri-tjetri si në shtëpitë e tyre, pasi prindërit e tyre  bashkëluftonin me nëntokën dhe sipërfaqen e saj, punonin me turne dhe u duhej të flinin, si e tillë nënat nga pallati apo lagjja, kujdeseshin për ata, njësoj si për fëmijët e tyre. Këta fëmijë u rritën aq shumë me emrat dhe dashurinë e këtyre nënave memaliote, saqë edhe për t’u identifikuar me njëri-tjetrin, pas emrave, për mbiemër u drejtoheshin me emrat e nënave të tyre. Kjo pagëzonte një fisnikëri unike të këtyre fëmijëve me origjinë nga të gjitha trevat, të cilët u rritën me këtë harmoni, e cila u trashëgua dhe i tregonte memaliotët, më të veçantë dhe më unik në gjithë botën!

Edhe pse të lindur e rritur në atë regjim, këta memaliotë, i sollën vendit edhe një potencial të madh intelektual, pasi mbaruan shkëlqyeshëm, jo vetëm nëpër universitetet e vendit, por edhe ato të Francës, Polonisë, Kinës, Rumanisë, …etj, ku me dijet e tyre kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme, ku disa prej tyre janë shquar dhe njihen edhe si personalitete! Pa harruar ata minatorë që kishin emigruar nëpër botë dhe flisnin disa gjuhë të huaja, rinia memaliote shto këtu edhe ata që kishin studiuar jashtë shtetit edhe pse ishim të izoluar nga sistemi, bënë që në Memaliaj të fliteshin disa gjuhë të huaja si: frëngjisht, anglisht, rusisht, greqisht, italisht, rumanisht, polonisht, kinezshe, gjermanisht, serbisht, turqisht dhe ndonjë gjuhë tjetër që na ka shpëtuar pa e identifikuar!

Jo paqëllim, Enkeleida Fejzo e ka shprehur publikisht në media, që i njehë shumë mirë hallet dhe shqetësimet e kryeqytetasve, pasi nuk i ka shkëputur asnjëherë takimet me nënat e tyre, jo për t’i përdorur për manipulimin e kësaj dite, pasi as që e ka menduar ndonjëherë, siç e kanë filluar disa që po vazhdojnë ende të na lodhin edhe nëpërmjet ekraneve televizive, por ajo është rritur me këtë dashuri nënash dhe  jeton, punon dhe kontribuon në shoqëri me moton: “Nëse nuk shikon të lumtur një nënë, nuk është i lumtur as kombi!”, pasi zemra e nënës është edhe e tempullit të shenjtë, që është familja, që është edhe themeli i vlerave të një shoqërie!

Të jetoje me këtë harmoni dhe dashuri në gjirin e një familje-qytet prej 12.5 mijë banorësh me kultura dhe tradita të ndryshme, nuk e gjen në asnjë vend të botës. Pra, këtë energji të veçantë dhe të pastër, e ka përjetuar dhe e trashëgon edhe  Enkejda Fejzo e cila është njëra prej nesh, të cilës këta i tremben, aq më shumë, pasi ajo u prezantua me shumë sukses që në daljen e saj të parë publike (e në vazhdim) në mediat dhe kjo i tremb shumë ata, pasi ajo ishte e drejtpërdrejtë me mendimet dhe qëndrimet e saj, të cilat janë edhe të banorëve të Tiranës.

Në këto dalje, Enkelejda Fejzo ka fituar simpatinë e shumë bashkatdhetarëve që e kanë ndjekur më shumë vëmendje edhe nga përtej Atlantikut dhe kjo vjen, pasi sot duhen njerëz të vendosur që nuk joshen apo lëkunden nga presionet dhe nuk bëjnë kompromis me askënd, por vetëm me drejtësinë që vijon dhe merr  jetë, vetëm me zbatimin e ligjit dhe askush mbi ligjin.

Ajo që e ndalon Enkeleida Fejzon, është vetëm eleminimi i saj nga primaret, duke i bërë fushatë përçarëse, por harrojnë që kjo është një fushatë e minuar dhe vetëvrasëse që përfiton vetëm Erion Veliaj, pasi siç e kam lartpërmendur në rreshtat e para, se në çdo vend e sidomos në kryeqytet, janë të gjithë ardhur,  të mirëpritur dhe të barabartë përpara ligjit, për të dhënë kontributin për të ardhmen e tyre dhe brezave në vazhdim!

Është turp që akoma ecet me një mentalitet të tillë “Përça e sundo”, aq më shumë në shtëpinë dhe atdheun tënd! Ky është rreziku që nuk ka marr fund ende dhe që atdheu ynë ende lëngon, pasi nuk ka si ndodh ndryshe, kur disa lindin të tillë dhe nuk ndryshojnë!

Harrojnë që shqiptarët kanë themeluar e drejtuar qytetërime, dinasti e perandori, jo vetëm në Gadishullin Ilirik, kontinentin Europian e në kontinente të tjera ku bëjnë pjesë edhe Amerikat që i zbuluan më vonë dhe themeluan Shtetet e Bashkuara dhe atë të Brazilit, ku me të metat dhe të mirat e tyre kanë lulëzuar dhe ndikuar për kohën! Harrojnë që sot emigrantëve dhe fëmijët e tyre nëpër botë, nuk janë paragjykuar për të kandiduar, besuar e fituar drejtimin e bashkive, kryeqyteteve dhe vendeve edhe nga më të fuqishme në botë!

Shkurt! I bie që këmbanat bien edhe për Salin Berishë, …etj, në PD-e, që duhet të jenë autoktonë tiranas (që askush nuk është), për t’i besuar selinë e Partisë dhe të Qeverisë, pasi ato janë të lokalizuar po në Tiranë.

Ajo që do i suprizonte banorët e Tiranës dhe më gjerë, por jo memaliotët, pasi këta të fundit kanë shpirt binjak, është Enkeljda Fejzo, e cila nuk tjetërsohet, pasi shpirti i saj ka lindur me këto energji, të cilat nuk kanë patur fatin t’i përjetojnë dhe të bëhen pjesë e energjisë së shpirtit edhe tek kandidatët e tjerë.

Çelësin e suksesit që e ka çuar dhe e mban në pushtet, Erion Veliajn është se ka fituar simpatinë e nënave dhe vajzave shqiptare, pasi ka ditur të komunikoj me gjuhën e tyre dhe ta çojë më tej, për të mbajtur ende gjallë shpresën dhe besimin në këtë shtresë të një shoqërie, e cila, ende ndikon shumë dhe unifikon votën familjare dhe më gjerë.

Nisur nga kjo, të gjitha këto nëna e vajza, do i drejtonin sytë me votën e tyre tek, Enkelejda Fejzo si njëra prej tyre që do i përfaqësonte denjësisht, aq më shumë që për herë të parë, drejtimi i Bashkisë së Tiranes, do të ishte më fisnike, t’i besohej  një nëne apo vajze shqiptare!

Atdheu është i të gjithë shqiptarëve dhe pronë e askujt, si e tillë nuk mund të bëhet fushatë duke përdorur sllogane; “Kam një dekadë që po luftoj!”, “Jam më i publikuari (pasi ka pushtuar median mëngjes-darkë)!”, “Ai/ajo nuk është tiranase!”, “T’i je ardhacak!”, “Unë jam heroi!”, “Unë jam tritoli!”, “Unë jam doktori!”,….etj; po populli çfarë është sipas tyre?

Siç duket ata na vlerësojnë si bagëti, turma, traktorë, të destinuar për t’u grabitur, dhunuar e deri tek ai i skllavëruari dhe e gjitha kjo na dhurohet nga një elitë “të rënë nga qielli”, që ne nuk i paskemi ditur dhe është “fat” që t’u besojmë fatet tona!

Boll me këto krenarira boshe që reflektojnë varfëri shpirtërore, por nëse e doni me të vërtetë atdheun ku të sundoj e drejta dhe liria, e cila është vetë demokracia, duhet të reflektoni vetëm anët më të mira të secilit kandidat dhe ta fitoj kush e meriton dhe jo kush përçarëse dhe mashtron!

Votoheni më të mirin dhe nuk do të zhgënjeheni, në të kundërt do të dëgjoni të njëjtën melodi nga i njëjti fyell!