Aktualitet Vetëm një javë më parë mori nënshtetësinë italiane, shqiptari humb jetën në...

Vetëm një javë më parë mori nënshtetësinë italiane, shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik

Një shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në Moncalvo Itali.

Ngjarja ndodhi në aksin Moncalvo-Casale.

Dy automjete tip Fiat Punto dhe një Audi u përfshinë në aksident.

Telo Kurti jetonte në Via Mazza në Ottiglio sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të cilët kishin marrë nënshtetësinë italiane një javë më parë.