Aktualitet Vetëtima i merr jetën 33-vjeçarit në Dropull

Vetëtima i merr jetën 33-vjeçarit në Dropull

Një fatkeqësi është shënuar sot në Gjirokastër pasi një 33-vjeçar, i quajtur Besmir Koko, ka ndërruar jetë për shkak se është goditur nga një vetëtimë.

Personi në fjalë ka qenë duke kullotur bagëtitë teksa është gjendur fatkeqësisht në vendin ku u shkarkua edhe energjia e këtij fenomeni natyror.

Ngjarja në Dropull ka ndodhur në orët e pasdites kur i gjithë rrethi i Gjirokastrës është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi të menjëhershme. Mësohet se 33-vjeçari është me origjinë nga fshati Picar.

Si për ironi reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka zgjatur pak minuta, ndërsa më pas janë larguar.