Aktualitet Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg...

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Gjykata e Durrësit dënon me 10 vite burg bashkëshortin

Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtor Xhemal Lokën dhe e ka dënuar me 10 vjet burg, duke theksuar në vendim se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Lokës, e cila kreu vetëvrasje.

Përveç dhunës ndaj bashkëshortes, Xhemal Loka akuzohet edhe për keqtrajtim të fëmijëve, ndërsa ndaj tij është hapur një hetim i ri. Ngjarja ndodhi më 2 Janar të 2024, ku Bedrie Loka, humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë.

Kur ndodhi ngjarja, fëmijët e çiftit dëshmuan para policisë se prindërit kishin konflikte të vazhdueshme.

“Më datë 27 Dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fjalësh, i ka thënë do të vras e ka ofenduar me fjalë të rënda e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma.”

Vajza e çiftit Loka ka treguar para hetuesve bisedën e fundit me nënën, ku kjo e fundit i ka thënë se ishte shumë e ngarkuar psikologjikisht.

“Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shprehej se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam shumë e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22:30 dhe ajo më tha që kishte debatuar sërish me babin tim.”

Bedrie Loka jetonte në Sukth të Durrësit me 4 fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti emigronte në Greqi